Më në fund: Shitet Audi Q7 që përdori Isa Mustafa

Vetura Audi Q7, të cilën e kishte përdorë Isa Mustafa gjatë periudhës sa kishte qenë kryetar i Komunës së Prishtinës, është vendosur në ankand.

Lajme

17/06/2017 11:52

Kjo veturë me vit të prodhimit 2011 që ka mbi 75 mijë kilometra të kaluara, është shitur për 22 mijë e 500 euro, në Shtëpinë e Ankandeve në Hajvali.

Vetura Audi Q7, është vendosur në ankand nga Komuna e Prishtinës.

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, që kur ka marrë këtë detyrë pati premtuar që do ta shes këtë veturë.