Më në fund ministrja Gërvalla shfaqet në gjykatë, nën akuzën për mosdeklarim të pasurisë

Pas shumë seancave të dështuara, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz sot është shfaqur në gjykatë, për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë. Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit, Gërvalla deklaroi se është e pafajshme dhe ka refuzuar të pranojë akuzat me të cilat ajo ngarkohet. Sipas…

Lajme

19/11/2024 09:57

Pas shumë seancave të dështuara, ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz sot është shfaqur në gjykatë, për t’u përballur me akuzat për mosdeklarim të pasurisë.

Pas leximit të aktakuzës nga ana e prokurorit, Gërvalla deklaroi se është e pafajshme dhe ka refuzuar të pranojë akuzat me të cilat ajo ngarkohet.

Sipas aktakuzës, Gërvalla akuzohet për “Mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të ardhurave, dhuratave dhe detyrimeve financiare”, pasi nuk ka deklaruar të ardhurat e bashkëshortit të saj, një pronë kadastrale të pa deklaruar dhe një biznes që ajo mban në Gjermani./Lajmi.net/