Më në fund: Arsenal arrin marrëveshje me Sporting Lisbonën për transferimin e Viktor Gyökeres

Arsenal ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbonën për të transferuar sulmuesin suedez, Viktor Gyökeres. Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, duke përdorur formulën e tij të zakonshme “Here we go!”, transmeton lajmi.net Sipas Romano, marrëveshja është arritur për një shumë prej 63.5 milionë eurosh, plus 10 milionë euro bonuse. Gyökeres ka…

Sport

22/07/2025 15:58

Arsenal ka arritur marrëveshje me Sporting Lisbonën për të transferuar sulmuesin suedez, Viktor Gyökeres.

Lajmin e ka konfirmuar gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, duke përdorur formulën e tij të zakonshme “Here we go!”, transmeton lajmi.net

Sipas Romano, marrëveshja është arritur për një shumë prej 63.5 milionë eurosh, plus 10 milionë euro bonuse. Gyökeres ka pranuar një kontratë pesëvjeçare me klubin londinez, ndërsa agjentët e tij kanë rënë dakord të ulin komisionet për të mundësuar transferimin.

Ky pritet të jetë një përforcim i madh për trajnerin Mikel Arteta, i cili kërkon ta forcojë repartin ofensiv për sezonin e ri./lajmi.net/