Me ndërmjetësimin e Grenellit, Thaçi e Vuçiq nënshkruajnë pas pak marrëveshjen për hekurudhat

Pas pak minutash, me ndërmjetësimin e të dërguarit special të presidentit amerikan, Richard Grenell, Kosova dhe Serbia do të nënshkruajnë marrëveshjen për hekurudhat dhe autostradat.

Lajme

14/02/2020 09:43

Kjo është bërë e ditur edhe përmes një njoftimi nga ambasada e SHBA-ve në Berlin, përmes një postimi në Twitter, shkruan lajmi.net.

Aty është bërë e ditur  se duke filluar nga ora 9:30, dy presidentët, Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuçiq do të takohen me Grenellin, ku edhe do të nënshkruhet marrëveshja të cilën ata e kanë quajtur historike.

“Duke ndodhur tani- ora 9:30 në Mynih, ambasadori Grenell do të shoqërohet nga Presidenti Vuçiq dhe Presidenti Thaçi për ceremoninë e nënshkrimit për marrëveshjen për hekurudhën dhe autostradën mes Serbisë dhe Kosovës”, thuhet në postimin e ambasadës. /Lajmi.net/