“Më morën të gjitha rrobat” – Tifozja e famshem kroate bie pre e grabitjes në Paris

Ivana Knoll, modelja kroate që u bë e njohur Kupën e Botës 2022 ka përjetuar një shqetësim të madh teksa pas zbarkimit në Paris, i kanë grabitur paratë dhe fustanet me vlerë. “Sapo mbërrita, ata arritën të më vidhnin një valixhe të vogël”,  ka shkruar Knoll Doll në rrjetet sociale, e më pas ka zbuluar…

Sport

04/03/2023 21:56

Ivana Knoll, modelja kroate që u bë e njohur Kupën e Botës 2022 ka përjetuar një shqetësim të madh teksa pas zbarkimit në Paris, i kanë grabitur paratë dhe fustanet me vlerë.

“Sapo mbërrita, ata arritën të më vidhnin një valixhe të vogël”,  ka shkruar Knoll Doll në rrjetet sociale, e më pas ka zbuluar më shumë detaje rreth situatës dramatike për fansat e saj.

“Përshëndetje nga Parisi, vetëm për t’ju bërë të ditur se jam mirë. Sapo u grabita siç ndodh zakonisht këtu. Herën e fundit që mbërrita, ma morën çantën dhe portofolin dhe tani valixhen. Më morën të gjitha rrobat, nuk e di se çfarë do të vesh sonte”, shkruan Knoll.

Ivana Knoll u bë e famshme me dukjen e saj provokuese në shkallët e stadiumit gjatë Kampionatit Botëror “Katar 2022” në ndeshjet e Kombëtares së Kroacisë./Lajmi.net/