Me mëngjes mblidhet Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës.

Lajme

26/08/2020 08:04

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, me mëngjes ka ftuar në mbledhje anëtarët e kabinetit qeveritar.

Sipas njoftimit, mbledhja do të mbahet sot me fillim prej orës 08:30.

Në njoftim nuk është bërë e ditur se cila është arsyeja e kësaj mbledhje e as nuk janë publikuar pikat e rendit të ditës. /Lajmi.net/