Me këto ushqime mund të parandaloni krijimin e celulitit
Celuliti nuk ka shumë lidhje me peshën trupore dhe për shkaqet e mësipërme mund të shfaqet në çdo trup.
Lifestyle
Dëgjojmë shumë të flitet për celulitin dhe metodat që përdorin femrat për ta eliminuar, shkruan Gazeta Shëndeti.
Por çfarë është celuliti? Celuliti është një lloj indi dhjamor në shtresën e nënlëkurës, transmeton lajmi.net
Shkaqet e celulitit janë të ndryshme si: stresi, trashëgimia, duhani, kripa, kafeja, pijet alkoolike, dehidratimi dhe mungesa e aktivitetit fizik. Celuliti nuk ka shumë lidhje me peshën trupore dhe për shkaqet e mësipërme mund të shfaqet në çdo trup.
Por cilat janë ushqimet që e luftojnë celulitin (gjithmonë të kombinuara me aktivitetin fizik)?
–Uji, konsumimi i sasive të mëdha të ujit ndihmon në eliminimin (përmes urinës) e lëngjeve të mbetura në inde. Çdo ditë duhet të konsumojmë 1 litër deri në 2 litra ujë. Sasia rritet në verë ose nëse ushtroni aktivitet fizik.
–Perimet, janë ushqime me pak kalori, për këtë arsye janë gjithmonë të këshillueshme për të pasur në kontroll problemet me celulitin. Natyrisht preferohen perimet e sezonit (shmagni ato të konservuarat) dhe sigurohuni të përfshini sa më shumë të mundeni në dietën tuaj: finok, selino, karrotë.
–Kajsitë, janë të pasura me kalium dhe janë të këshillueshme për të luftuar celulitin.
–Patatet, por edhe thjerrëzat, qepët dhe bizelet (veçanërisht nëse hahen të pa gatuara) ndihmojnë shumë në eliminimin e substancave të tepërta dhe shkëmbimin e lëngjeve në trup. /Lajmi.net/