Me këtë video u thonë mirëmëngjes, “Stupcat”
Vedat Bajrami, Mensur Safqiu dhe Osman Azemi janë tre aktorë shumë të pëlqyer shqiptar.

ShowBiz
Vedati është më së shumti aktiv në rrjete sociale, duke njoftuar vazhdimisht ndjekësit për më të rejat rreth tyre, shkruan lajmi.net.
Në llogarinë e tij në Instagram, mëngjesin e sotëm ai ka postuar një video në të cilën shihet në veturë bashkë me Mensurin e Osmanin.
Teksa po dëgjonin muzikë të vjetër qytetare rrugëve të Salzburgut, Vedati filmonte Mensurin dhe Osmanin, ky i fundit ishte në gjumë.
Kujtojmë që të tre aktorët janë të angazhuar në serialin vendor “Egjeli”. /Lajmi.net/