Me këtë test të thjeshtë të gjakut mund të zbulohet kanceri i fytit, dyzet vjet para se të shfaqet

Doktorët mund të zbulojnë cili prej pacientëve ka rrezik të shtuar nga kanceri i fytit me decenie para se sëmundja të zhvillohet, në bazë të pranisë së antitrupave HPV në gjak

Lifestyle

16/06/2019 11:39

Mostrat e gjakut të marra nga pacientët dyzet vjet para se u është konstatuar kanceri i fytit kanë pasur prani të antitrupave, transmeton Telegrafi.

Shkencëtarët shpresojnë që tani ky zbulim do të mundë të aplikohet në mënyrë që shpëtohen jetët e njerëzve te të cilët ekziston mundësia për këtë sëmundje.

Shkaktari kryesor i qelizave skuamoze të karcinomit te njëra ndër format e kancerit të fytit janë pirja e duhanit dhe alkooli.

Mostrat e marra nga pacientët janë testuar në antitrupa kundër HPV16, që janë të pranishme te sëmundjet e bartura gjenitale të cilat gjithashtu luajnë rolin te zhvillimi i kësaj forme të kancerit.

Koha mesatare midis mostrës së parë pozitive të gjakut deri te diagnoza e sëmundjes ka qenë diç më shumë se 11 vjet. Antitrupat HPV kanë qenë të pranishme në 27,2 për qind të mostrave të të kandidatëve të hulumtuar të cilëve u është diagnostikuar kanceri i fytit.

Hulumtimin e ka udhëhequr dr. Mattias Johansson, epidemiolog i kancerit, nga Agjencia Internacionale e Hulumtimit të Kancerit në Lion të Francës.

– Është me rëndësi të thuhet që proporcionet e kancerit të shkaktuar me virusin HPV16 janë shtuar në disa decenie të fundit. Në këtë hulumtim kemi zbuluar që në disa raste antitrupat zhvillohen edhe disa decenie më herët, ka thënë dr. Johansson.

Nëse përqindja e të sëmurëve nga kanceri i fytit vazhdon të rritet, ky biomarker mund të ketë rëndësi të madhe për shërimin e të sëmurëve.

Antitrupat janë proteina të cilat në trup krijojnë sistemin e imunitetit si përgjigje ndaj patogjenit i cili ka sulmuar trupin dhe shkakton sëmundje vdekjeprurëse.

Simptomat e kancerit të fytit janë fyti i thatë disa javë, dhembja dhe përpirja e vështirësuar, si edhe nyja në qafë.