Me këtë datë do të bëhet pranimi i këngëve për “Kënga Magjike 2021”
Festivali "Kënga Magjike 2021" po afron.
ShowBiz
Festivali “Kënga Magjike” pritet që këtë vit të mbahet, megjithëse ende nuk dihen shumë detaje, shkruan lajmi.net.
Me anë të një videoje paralajmëruese, producenti i festivalit, Ardit Gjebrea, bën thirrje për artistët, kompozitorët e produksionet e interesuara, që të garojnë.
Ai bëri të ditur se këngët garuese do të mirëpriten vetëm më 1 dhe 2 mars në ambientet e televizionit Klan.
View this post on Instagram
Kujtojmë se vitin që lamë pas, festivali nuk u mbajt, ndërsa pritet që i radhës të vije me disa ndryshime.
Fituese e “Kënga Magjike 2019” ishte këngëtarja Eneda Tarifa me këngën “Ma zgjat dorën”. /Lajmi.net/