Më i miri: Lionel Messi prezanton sonte Topin e Artë, ‘Parc des Princes’ do të mbulohet nga spektakli
Shtatë herë lojtari më i mirë në botë (zyrtarisht), Lionel Messi do të ketë hapësirën e tij të merituar sonte në ‘Parc des Princes’.
Sport
Ikona argjentinase e futbollit, Leo Messi më 29 nëntor ka fituar Topin e shtatë të Artë në karrierën e tij, duke vendosur një rekord historik.
Për herë të parë, Messi do ta prezantojë Topin e Artë në një stadium që nuk quhet ‘Camp Nou’. Tashmë, si anëtar i Paris Saint Germain, ‘pleshti’ nderon ‘Parc des Princes’.
Sipas raportimeve të ‘Le Parisien’, Leo do të paraqes Topin e Artë në fushën e blertë sonte, para përgatitjeve të fundit në prag-ndeshje, përcjell lajmi.net.
Kjo do të jetë hera e parë që Topi i Artë i takon një lojtari që aktivizohet me PSG. George Weah fitonte Topin e Artë edhe me paraqitje te PSG, por në momentin e stolisjes ishte pjesë e Milan.
Messi shkruan historinë si gjithmonë – kësaj radhe larg ‘Camp Nou’, në ‘Parc des Princes’. /Lajmi.net/