Me het-trikun ndaj Man United, Foden thyen rekordin e Lionel Messi

Phil Foden ka thyer një rekord që mbahej nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi. Ylli anglez i Manchester City, Phil Foden shkëlqeu sot në derbin e Mançesterit, duke shënuar tri gola. Me het-trikun e regjistruar sot, ai ka marrë rekordin e Lionel Messi, përcjell lajmi.net. Foden është bërë lojtari më i ri…

Sport

02/10/2022 18:28

Phil Foden ka thyer një rekord që mbahej nga lojtari më i mirë në botë, Lionel Messi.

Ylli anglez i Manchester City, Phil Foden shkëlqeu sot në derbin e Mançesterit, duke shënuar tri gola.

Me het-trikun e regjistruar sot, ai ka marrë rekordin e Lionel Messi, përcjell lajmi.net.

Foden është bërë lojtari më i ri që arrin kuotën e 50 golave, nën urdhrat e Pep Guardiola.

Me vetëm 22 vite dhe 127 ditë mbi supe, Foden është bërë lojtari më i ri që shënon 50 gola me Guardiolan trajner.

Messi mbante këtë rekord me 22 vite dhe 162 ditë. Foden gjeti edhe golin e 51 në kuadër të het-trikut sot. /Lajmi.net/