Me granatë dorë hyri në një restorant në Prizren, Policia bastis shtëpinë e tij dhe arreston të dyshuarin
Një person dyshohej se ka hyrë me granatë dore në Prizren për çka edhe është njoftuar Policia e Kosovës. I dyshuari është arrestuar dhe në gjepin e tij gjatë kontrollit është gjetur një granat dore. Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Policia e Kosovës ka…
Lajme
Një person dyshohej se ka hyrë me granatë dore në Prizren për çka edhe është njoftuar Policia e Kosovës.
I dyshuari është arrestuar dhe në gjepin e tij gjatë kontrollit është gjetur një granat dore.
Në konsultim me prokurorin është bastisur shtëpia e tij por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa mjeti i dyshuar është larguar nga njësia e NJME e policisë.
“Rr. Adem Jashari , Prizren 04.12.2024-02:03. Pas marrjes se informatës se personi i dyshuar gjendet në një restorant dhe mban një mjet të dyshimtë që dyshohet të jetë granat dore. Njësiti policor kanë dalë në lokacion, kanë arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar dhe pas kontrollit, në gjepin e tij kanë gjetur një mjet të dyshuar që dyshohet të jetë granat dore. Në konsultim me prokurorin është kryer bastisja në shtëpinë e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa mjeti i dyshuar është larguar në mënyrë të sigurt nga njësia e NJME e policisë”, thuhet në raportin e Policisë. /Lajmi.net/