Me foto joshëse, Luana tregon se çfarë mund të bëjë një femër e suksesshme

Luana Vjollca ka dhënë një mesazh kuptimplotë për gratë me rastin e 8 marsit.

ShowBiz

09/03/2019 08:30

Luana Vjollca ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale një fotografi, në të cilën shihet e veshur me një fustan, të hapur tek këmba, shkruan lajmi.net.

Në mbishkrimin që ia ka lënë fotos, ajo ka dhënë një mesazh të fuqishëm rreth asaj se çfarë mund të bëjë një femër e suksesshme.

“Një femër e suksesshme është ajo që mund të ngrejë kështjella të larta nga gjithë gurët që hedhin drejt saj. #internationalwomensday ?”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që projekti i fundit nga Luana Vjollca është “Boll u bo tu vujt”, këngë e cila u prit mirë nga fansat e saj. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Buwm4kaHZ-l/