“Më është kthyer nderi”, Platini flet pasi u lirua nga akuzat
Legjenda franceze, Michel Platini ka thënë të martën se është “shumë i lumtur” dhe se ndjehet se i është kthyer nderi, pasi gjykata zvicerane e liroi nga akuzat për mashtrim. “Persekutimi nga FIFA dhe nga disa prokurorë federal zviceran për 10 vite, tashmë ka mbaruar”, ka thënë Platini për gazetarë pas vendimit. “Tashmë është e…

Sport
Legjenda franceze, Michel Platini ka thënë të martën se është “shumë i lumtur” dhe se ndjehet se i është kthyer nderi, pasi gjykata zvicerane e liroi nga akuzat për mashtrim.
“Persekutimi nga FIFA dhe nga disa prokurorë federal zviceran për 10 vite, tashmë ka mbaruar”, ka thënë Platini për gazetarë pas vendimit.
“Tashmë është e mbyllur çdo gjë. Dhe për mua, sot, nderi im është rikthyer dhe jam shumë i lumtur”, ka shtuar ai.
Platini – ish-kapiten i Francës dhe ish-trajner i kombëtares franceze – ka thënë se ka marrë mbi 10 mijë mesazhe në përkrahje të tij dhe ka shtuar se do ta festojë këtë vendim në një restaurant.
Platini, së bashku me Sepp Blatter po akuzoheshin për mashtrim dhe nxitjen e stafit të FIFA-s që t’i paguajnë një shumë të madhe Platinis në vitet 2010 e 2011.
“Ata së bashku kishin thënë se FIFA i detyrohet Platinis një shumë prej 2 milionë frangësh, për punët e tij si këshillues në këtë institucion”, shkruhej në akuzën e vitit 2022 ndaj tyre.