Më e forta në Malishevë

PDK shprehet e bindur për fitore në Malishevë. Vlerëson se në këtë vend kjo parti mbetet oferta më e mirë dhe e pakonkurencë.

Lajme

24/10/2013 15:38

Partia Demokratike e Kosovës e ka vlerësuar pozitivisht fushatën e mbajtur deri më tani.

Në fazën e parë të fushatës, sipas tyre, PDK vlerësohet bindshëm favorite në raport me subjektet tjera, duke u bazuar edhe në raportet nga tubimet e subjekteve tjera.

Kandidati i PDK’së për Kryetar të Malishevës, Isni Kilaj, ka thënë se PDK qëndron më mirë se të gjitha subjektet tjera së bashku.

“Ne qëndrojmë bindshëm para të gjitha subjekteve në Malishevë, në çdo fshat”.

“Në shumicën e fshatrave, jemi bindshëm më mirë se të gjitha subjektet së bashku dhe kjo tregon se PDK jo vetëm që do t’i fitojë zgjedhjet, por vazhdon të mbetet partia politike më e fuqishmja në Malishevë dhe pa konkurrencë”.

“Jemi më se të bindur në fitore, pasi këtë vlerësim na ka dhënë qytetarët e Komunës së Malishevës. Kemi marrë mbështetje nga çdo fshat i Malishevës, bile në këtë fushatë, kemi pasur pjesëmarrës, shumë më shumë se në fushatat tjera dhe kjo tregon besimin që qytetarët e Malishevës, kanë për ne”.

Ndërsa Kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës së PDK’së në Malishevë, Skënder Hoti, tha se Isni Kilaj po përkrahet fuqishëm.

“Në të gjitha takimet, kemi marrë përkrahje të fuqishme dhe qëndrojmë jashtëzakonisht mirë në raport me subjektet tjera që garojnë në Malishevë”.

“Jo vetëm kryetari Kilaj që ka marrë mbështetje, por edhe kandidatët e PDK’së për asamble, kanë marrë mbështetje të fuqishme, pasi programi ynë qeverisës, është oferta më e mirë”.