Me biçikletë drejt ardhmërisë

Bota ka ndryshuar kaq shumë, si rezultat i përdorimit të automobilave, saqë sot pak njerëz e dinë që forma kryesore e lëvizjes së njerëzve është ecja në këmbë apo me biçikletë.

Fun

06/02/2018 14:36

Tridhjetë vite më parë, prodhuesit e automobilave parashikuan se makinat do të zëvendësonin biçikletat, duke u blerë, kështu, forma kryesore e transportit personal, por ka ndodhur e kundërta, përcjell humanheyday.com

Sot, ka rreth dy herë më shumë biçikleta sesa makina dhe çdo vit prodhohen tri herë më shumë biçikleta se makina. Vetëm në Azi, biçikletat transportojnë më shumë njerëz sesa të gjitha makinat në të gjithë botën. Që në fillim të viteve 1970, në Danimarkë, Francë, Gjermani, Suedi dhe Holandë është nxitur dhe është përkahur lëvizja me biçikletë në qytet.

Sot, 33% e danezëve parapëlqejnë biçikletën si mjet transporti. Numri i njerëzve që lëvizin me biçikletë në qytete të tilla, si Odense dhe Kopenhagen (Danimarkë), Bazel (Zvicër) dhe Hanovër (Gjermani përbën 20-25% të popullsisë së këtyre qyteteve).

Përsa i perket trafikut publik, makinat dhe biçikletat lëvizin pothuaj me të njëjtën shpejtësi mesatare. Nëse njerëzit që lëvizin me biçikletë përdorin rrugë të përcaktuar për biçikleta, për distanca më të vogla se 10 kilometra, ata mund të ecin më shpejt se një makinë. /Lajmi.net/