Me asnjë zyrtarë të administratës Trump s’po mund të takohet – Kurti zhvillon bisedë me senatoren Shaheen, flasin për marrëdhëniet Kosovë-ShBA
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim zyrtar me senatoren amerikane Jeanne Shaheen, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli,…

Lajme
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim zyrtar me senatoren amerikane Jeanne Shaheen, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në takim ishin të pranishëm edhe zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, si dhe ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, transmeton lajmi.net.
Gjatë bisedës, u diskutua për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, zhvillimet e fundit në vend, progresin ekonomik, përmirësimet në fushën e sigurisë dhe sundimin e ligjit, si dhe bashkëpunimin në sektorin e mbrojtjes.
Kryeministri Kurti theksoi vendimin e Qeverisë për heqjen e tarifës doganore ndaj produkteve me origjinë nga SHBA-ja, si dhe vlerësoi mbështetjen amerikane për programin “Kompakt” të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit. Ai foli gjithashtu për mundësitë që Kosova ofron për investitorët amerikanë.
Në takim u përmend edhe vizita e senatores Shaheen në Kosovë pas sulmit të 24 shtatorit 2023 në Banjskë, ku ajo pati kërkuar drejtësi dhe arrestimin e Millan Radoiçiqit, i cili edhe pse ka pranuar fajësinë, ende është i lirë në Serbi. Kryeministri ritheksoi domosdoshmërinë e ndëshkimit të autorëve të këtij sulmi./lajmi.net/