Me ardhjen e Tuchel në stol, Werner drejt largimit
Chelsea mund ta lejojë Timo Werner të largohet nga klubi në afatin kalimtar të verës, sipas raportimeve të fundit.
Sport
Werner po ka probleme të përshtatet nën urdhrat e trajnerit të ri, Thomas Tuchel dhe kësisoj mund të largohet nga Londra, transmeton lajmi.net.
Blutë e Londrës paguan një shumë rreth 50 milion eurove për të transferuar reprezentuesin e Gjermanisë në skuadër nga RB Leipzig.
Pritshmëritë e klubit ishin më të mëdha, mirëpo Werner ka dështuar të ketë sado pak ndikim.
Reprezentuesi gjerman nënshkroi një marrëveshje pesë-vjeçare në Stamford Bridge vetëm verën e kaluar. Megjithatë, shumë në klub besojnë se ai mund të largohet në verë.
Pavarësisht sezonit të tij të dobët, sulmuesi përsëri do të arrinte një çmim të arsyeshëm. Gjatë kohës së tij në Leipzig, ai shënoi 95 gola në 159 paraqitje në të gjitha garat./Lajmi.net/