Me Aleancën, për të luftuar ISIS-in
Një ditë pasi presidenti amerikan, Barack Obama shpalosi strategjinë për të luftuar militantët e “Shtetit Islamik”, kryeministri Hashim Thaçi ka bërë të ditur se Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe.

Lajme
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës po punon në një paket masash që parandalon shkuarjen e kosovarëve për të luftuar në Siri dhe Irak.
Thaci, në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se nuk do të ndalet së punuari për ta çimentuar rrugën euro-atlantike, që siç ka thënë ai, nënkupton edhe kontributin e drejtpërdrejtë për aleatët historik të Republikës së Kosovës.
Lexojeni reagimin e plotë të kryeministrit në Facebook:
Presidenti Obama shpalosi planin për shkatërrimin e terroristëve të ISIS që nënkupton veprime kundër pjesëtarëve të këtij grupi, por edhe ndihmë humanitare popullatës në Irak dhe Siri.
Kosova është pjesë e kësaj Aleance botërore që po krijohet për ta luftuar një të keqe të madhe.
Qeveria e Kosovës po punon në një paket masash që parandalon shkuarjen e luftëtarëve nga Kosova, veprime ekonomike në krijim të vendeve të reja të punës dhe reforma në arsim.
Ne nuk do të ndalemi së punuari për ta çimentuar rrugën tonë euro-atlantike, që nënkupton edhe kontributin tonë të drejtpërdrejtë për aleatët historik të Republikës së Kosovës.