Me aeroplan më lirë se me veturë!

Më lirë po u kushton qytetarëve të Kosovës të shkojnë në Kroaci me aeroplan sesa me veturë me tabela RKS.

Lajme

23/08/2015 08:12

Ky paradoks ndodh për shkak të policave të shtrenjta të sigurimeve dhe për shkak se Kosova është vendi i vetëm në Evropë që nuk është pjesë e Kartonit të Gjelbër.

Kompanitë kosovare të sigurimeve aplikojnë tarifa njëmujore prej 250 euro për policën e sigurimit që e mbulon territorin e Kroacisë.

Pagesa e policës njëmujore të sigurimit, plus shpenzimet për derivate dhe për pagesën e autostradave, e bëjnë udhëtimin me automjete për kosovarët në këtë shtet më të shtrenjtë me veturë sesa me aeroplan.

Për dallim nga Kroacia, polica njëmujore e sigurimit për të shkuar në një vend tjetër bregdetar, Greqi, është hiç më pak se 180 euro, apo 150 euro për në Bosnjë dhe Hercegovinë, etj. (Zeri)