Më 30 qershor mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2026

Ministria e Financave ka njoftuar se më 30 qershor do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2026, në kuadër të të cilit do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar në vlerë prej 25 milionë eurosh. Sipas një komunikate të ministrisë, investimi në obligacione paraqet një formë të sigurt investimi, e…

Lajme

23/06/2026 16:16

Ministria e Financave ka njoftuar se më 30 qershor do të mbahet ankandi i katërt i letrave me vlerë për vitin 2026, në kuadër të të cilit do të emetohen obligacione me maturitet pesëvjeçar në vlerë prej 25 milionë eurosh.

Sipas një komunikate të ministrisë, investimi në obligacione paraqet një formë të sigurt investimi, e garantuar me Ligjin për Borxhin Shtetëror dhe Garancitë Shtetërore. Interesi, i cili përcaktohet nga tregu, garantohet për të gjithë periudhën pesëvjeçare dhe është i përjashtuar plotësisht nga tatimi.

Ministria e Financave ka bërë të ditur se qytetarët dhe investitorët e interesuar për pjesëmarrje në ankandet për blerjen e letrave me vlerë mund të informohen më hollësisht duke kontaktuar njërën nga bankat komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës. /Lajmi.net/