“Me 28 dhjetor le ta mbajnë këta festën” – Punëtorët e Trafikut Urban kërkojnë takim me Kurtin e Muratin, thotë se nuk do të dalin për të votuar

Sot, fillimisht para Komunës së Prishtinës e pastaj edhe para Qeverisë së Kosovës, po protestojnë punëtorët e Trafikut Urban. Kësaj proteste, i është bashkuar edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili i ka falënderuar ata që pavarësisht vështirësive buxhetore, ata kanë vazhduar punën. Ai ka bërë një krahasim për gjendjen në të cilën…

Lajme

24/11/2025 10:50

Sot, fillimisht para Komunës së Prishtinës e pastaj edhe para Qeverisë së Kosovës, po protestojnë punëtorët e Trafikut Urban.

Kësaj proteste, i është bashkuar edhe i pari i Prishtinës, Përparim Rama i cili i ka falënderuar ata që pavarësisht vështirësive buxhetore, ata kanë vazhduar punën.

Ai ka bërë një krahasim për gjendjen në të cilën ndodhen, për çka ka thënë se është “sikur paratë tuaja që i keni në bankë, mos t’iu jep një zyrtar aty”, shkruan lajmi.net/

“Faleminderit për punën që ka bërë Trafiku Urban deri tash poashtu edhe sektori privatë përkundër faktit të vështirësive buxhetore tash e sa muaj që i kemi si rezultat i mosalokimit të mjeteve, të hyrave vetanake të kryeqytetit të cilat me Ligj të Buxhetit i dedikohen kryeqyteti. Janë të hyrat tona, vetanake të qytetarëve e të cilat në mënyrë jo ligjore mbahen peng këtu në Ministrinë e Financave duke u arsyetuar me arsyetime të kota e jo ligjore. Ne kemi bërë edhe kallëzim penal ndaj Ministrit Hekuran Murati dhe tre zyrtarëve të cilët nuk e kanë kryer punën profesionale…Kjo është sikur paratë e juaja që i keni në bankë me vendos mos me ua dhënë sepse iu ka tekë. Kjo është tentim me iu hedh hi syve”, tha Rama.

Një përfaqësues i punëtorëve të Trafiku Urban ka kërkuar që të dalin në takim kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ai ka thënë se asnjë nga punëtorët e Trafikut Urban nuk do të dalin për të votuar/

“Kërkojë nga zyrtarët me na prit e me pasë një takim për ta hedhur të drejtën në sy. Ftojë qytetarët e Kosovës që të festojnë veç me 1 janar por jo edhe me 28 dhjetor nuk kemi me festu, le ta mbajnë këta festën. I ftojë qytetarët të i hapin sytë para kutive të votimit, se për këtë formacion që ka qenë më parë nuk i kisha votuar asnjë. Le të dalin dhe të mbizotërojë arsyeja, asnjë punëtorët e Trafikut Urban nuk ka me dalë te kutitë, familjet tona me mbetë pa bukë. Po bllokohet Prishtina, shkolla e çerdhet. Ju lutem dilni dhe arsyetojeni veten, nëse nuk është këtu ne shkojmë kërkojmë kudo që është zgjidhja për ne”, ka thënë ai.