Më 23 gusht, “Marshi i Lirisë” nga Luzhnica në Kleçkë për nder të dëshmorëve të Brigadës 121 “Kumanova”

Më 23 gusht do të organizohet Marshi i Lirisë, i cili do të nisë nga Bajraku i Luzhnicës dhe do të përfundojë në Kompleksin Memorial në Kleçkë. Marshi do të nisë në ora 10:00, nga vendi ku ranë heroikisht dëshmorët e kombit Ismet Jashari “Komandant Kumanova”, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, Habib Zogaj, Gani Kastrati dhe…

Lajme

19/08/2026 21:15

Më 23 gusht do të organizohet Marshi i Lirisë, i cili do të nisë nga Bajraku i Luzhnicës dhe do të përfundojë në Kompleksin Memorial në Kleçkë.

Marshi do të nisë në ora 10:00, nga vendi ku ranë heroikisht dëshmorët e kombit Ismet Jashari “Komandant Kumanova”, Nuhi Mazreku, Afrim Buçaj, Habib Zogaj, Gani Kastrati dhe Sahit Tixhaj.

Ky aktivitet organizohet në kuadër të shënimit të Ditës së Brigadës 121 “Kumanova”, me qëllim të përkujtimit dhe nderimit të dëshmorëve të kombit.

Pas arritjes në Kleçkë, pjesëmarrësit do të bëjnë homazhe te Memoriali dhe Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.

Në vazhdim, marshuesit do të ndalen edhe te Kodra e UÇK-së në Ngucat, ku OVL e UÇK-së, nëndega Ngucat, do të organizojë një aksion për dhurimin e gjakut.

Këshilli Organizativ u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve, familjarëve, veteranëve, invalidëve dhe qytetarëve që t’i bashkohen marshit, për të nderuar me dinjitet ata që dhanë jetën për lirinë e vendit.

Nisja: Bajraku i Luzhnicës
Ora: 10:00
Destinacioni: Memoriali dhe Varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Kleçkë

“Lavdi e përjetshme dëshmorëve të kombit!”, thuhet në ftesën e Këshillit Organizativ.