Më 21 tetor në Këshillin e Sigurimit të OKB-së diskutohet për Kosovën

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë raportin e fundit mbi Kosovën, më 21 tetor. Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë në ueb-faqen e OKB-së. Në këtë ditë pritet që të raportojë Përfaqësuesi Special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin. Në njoftimin e “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, nuk është arritur…

Lajme

02/10/2025 15:02

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë raportin e fundit mbi Kosovën, më 21 tetor.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi të bërë në ueb-faqen e OKB-së.

Në këtë ditë pritet që të raportojë Përfaqësuesi Special i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin.

Në njoftimin e “Raportit të Këshillit të Sigurimit”, nuk është arritur ndonjë përparim i rëndësishëm në dialogun për normalizimin e raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë në dialog, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, transmeton lajmi.net.

Drejt fundit të gushtit, Caroline Ziadeh  përfundoi mandatin e saj si shefe e UNMIK-ut dhe askush nuk është caktuar në këtë detyrë pos që ajo po menaxhohet nga zëvendësi i këtij misioni, Milbert Dongjoon Shin.

Në këtë draft-raport përmendet edhe veriu dhe zhvillimet që ndodhën atje për periudhën prej gjashtë muajve të raportimit./Lajmi.net/