Me 2 nëntor PDK shpalos Konventën e Partisë- “Bedri Hamza për Kryeministër”

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se më 2 nëntor, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të shpaloset Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër. Në njoftimin e PDK-së ndër të tjerash thuhet se kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron…

Lajme

24/10/2024 12:37

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se më 2 nëntor, nga ora 17:00, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, do të shpaloset Konventa e Partisë Demokratike të Kosovës për Bedri Hamzën Kryeministër.

Në njoftimin e PDK-së ndër të tjerash thuhet se kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur.

“Kjo konventë, nuk është vetëm e PDK-së, por e secilit qytetar, i cili dëshiron ta rikthejë Kosovën në drejtimin e duhur. Garancia jonë dhe e juaja që ta realizojmë me sukses këtë mision, është njeriu i dëshmuar në kohë dhe përgjegjësi të ndryshme, e që kudo ka shkëlqyer me suksesin më të madh: Bedri Hamza. Prandaj, ejani që ta fillojmë këtë rrugëtim të gjithë së bashku!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.