Më 15 shkurt, qytetarët ftojnë për protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës

Të dielën më 15 shkurt të këtij viti, disa qytetarë kanë ftuar për të marrë pjesë në protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës. Në eventin që e kanë krijuar në rrjetin social Facebook, ata kanë njoftuar se protesta do të nis nga ora 10:00. “Qytetarët mblidhen për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë…

Lajme

04/02/2026 12:25

Të dielën më 15 shkurt të këtij viti, disa qytetarë kanë ftuar për të marrë pjesë në protestë kundër rritjes së çmimit të rrymës.

Në eventin që e kanë krijuar në rrjetin social Facebook, ata kanë njoftuar se protesta do të nis nga ora 10:00.

“Qytetarët mblidhen për të kundërshtuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike dhe për të kërkuar tarifa të përballueshme për çdo familje dhe biznes. Kjo është një protestë paqësore, e hapur për të gjithë, pa dallim. Kërkesat tona janë të qarta: 1.Ndërprerje e rritjes së çmimit të rrymës, 2. Heqja e bllokut prej 800 kw, aq sa shpenzon aq paguan. 3.Transparencë në vendimmarrje, 4.Mbrojtje e konsumatorit nga barrat e papërballueshme financiare, Pjesëmarrësit ftohen të sjellin pankarta dhe mesazhe qytetare. Nuk lejohet dhunë, dëmtim prone apo provokim. Le të dalim së bashku, qetë dhe me dinjitet, për një çmim të drejtë të energjisë”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/