Me 11 migrantë në veturë, ndalohet i dyshuari në Muçibabë – përfundon në mbajtje
Një person është arrestuar në rrugën Pasion–Muçibabë, pasi dyshohet se po transportonte migrantë me automjet. Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:20. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin, “ku në brendi kishte 11 (njëmbëdhjetë) emigrantë”. Me vendim të prokurorit, për rastin është njoftuar Njësiti për Migrim,…
Lajme
Një person është arrestuar në rrugën Pasion–Muçibabë, pasi dyshohet se po transportonte migrantë me automjet.
Rasti ka ndodhur më 5 shtator, rreth orës 00:20. Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari është ndaluar derisa ishte duke drejtuar automjetin, “ku në brendi kishte 11 (njëmbëdhjetë) emigrantë”.
Me vendim të prokurorit, për rastin është njoftuar Njësiti për Migrim, ndërsa vetura e të dyshuarit është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/