Më 1 dhjetor, Prishtina luan miqësore kundër skuadrës greke, AEL Larissa
Prishtina ka aranzhuar një ndeshje miqësore për datën 1 dhjetor. Skuadra e Prishtinës, e drejtuar nga Ismet Munishi do ta testojë veten më 1 dhjetor, në një ndeshje miqësore me një kundërshtar prej jashtë kufijve. Sipas një njoftimi nga faqja zyrtare e Prishtinës, ‘Bardhekaltërit’ do të përballen me skuadrën nga Greqia, AEL Larissa, përcjell lajmi.net.…

Sport
Prishtina ka aranzhuar një ndeshje miqësore për datën 1 dhjetor.
Skuadra e Prishtinës, e drejtuar nga Ismet Munishi do ta testojë veten më 1 dhjetor, në një ndeshje miqësore me një kundërshtar prej jashtë kufijve.
Sipas një njoftimi nga faqja zyrtare e Prishtinës, ‘Bardhekaltërit’ do të përballen me skuadrën nga Greqia, AEL Larissa, përcjell lajmi.net.
Ndeshja do të luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, me fillim nga ora 13:00 (1 dhjetor).
Këtë ndeshje, tifozët do të kenë mundësi ta ndjekin falas nga tribunat.
Më poshtë mund ta gjeni njoftimin e FC Prishtinës për këtë ndeshje. /Lajmi.net/