MD: Edhe Reali, sikur Barca, përdori ‘leva’ ekonomike për të rikuperuar paratë

Barcelona u kritikua shumë për mënyrën se si e përballoi krizën ekonomike, por duket se katalanët s’ishin skuadra e vetme që vepruan ashtu. ‘Leva’ ekonomike ishte një “zbulim” i Barcelonës që ndihmoi klubin në shumë nënshkrime gjatë kësaj merkato, por kjo metodë s’kaloi pa u komentuar. Sipas ‘Mundo Deportivo’, Real Madrid ka përdorur po ashtu…

Sport

04/10/2022 21:21

Barcelona u kritikua shumë për mënyrën se si e përballoi krizën ekonomike, por duket se katalanët s’ishin skuadra e vetme që vepruan ashtu.

‘Leva’ ekonomike ishte një “zbulim” i Barcelonës që ndihmoi klubin në shumë nënshkrime gjatë kësaj merkato, por kjo metodë s’kaloi pa u komentuar.

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Real Madrid ka përdorur po ashtu leva ekonomike për të rikuperuar para, përcjell lajmi.net.

Klubi ka dhënë 30% të ‘Santiago Bernabeu’ të ardhshëm, për të shmangur një borxh 170 milionë euro.

Ky veprim lejoi klubin të mbulonte dhe të rriste pagat e klubit, mes shumë tjerash. /Lajmi.net/