Mc Kresha dhe Lyrical Son publikojnë “Duqa mi Duqa”
Dyshja Mc Kresha dhe Lyrical Son janë reperë shumë të suksesshëm dhe njëherësh shumë të kërkuar.

ShowBiz
Ata sapo kanë publikuar projektin e tyre më të ri me titull “Duqa mi Duqa”, shkruan lajmi.net.
Kresha dhe Lyrical Son të cilët janë pjesë e “PINT”, e lansuan këtë projekt të shoqëruar me videoklip.
Për tekstin e kësaj kënge janë kujdesur vetë dyshja, ndërsa për videon është kujdesur “PINKMOON”.
Ky projekt është pjesë e albumit të ri të Mc Kreshës dhe Lyrical Son, me titull “USA”.
Kurse, projekti i fundit nga këta dy reperë është kënga “Hey Girl”, e cila ka marrë afro 6 milionë klikime./Lajmi.net/
