Mbytet një kosovar në Durrës

Një person nga Kosova ka humbur jetën sot në Durrës.

Lajme

27/07/2018 20:15

Personi i moshuar është gjetur në breg të detit pa shenja jete në pasditën e sotme.

Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka thënë për Indeksonline se viktima është nga komuna e Dragashit.

Ngjarja ka ndodhur afër Shkëmbit të Kavajës.