Mbyllja e ujësjellësit ilegal serb në Mitrovicë të Veriut, Lista Serbe i drejtohet QUINT-it dhe KFOR-it: Jemi të shqetësuar
Njoftimi se është mbyllur ujësjellësi paralel serb në veri të Mitrovicës, ka bërë që Lista Serbe t’i drejtohet me letër autoriteteve të huaja, saktësisht ambasadave të QUINT-it dhe Misionit Paqeruajtës të KFOR-it. “Shqetësim të veçantë përbën fakti që ujësjellësi nga Mitrovica e Jugut as teknikisht, as nga resurset njerëzore, nuk ka kapacitet të mirëmbajë sistemin…

Lajme
Njoftimi se është mbyllur ujësjellësi paralel serb në veri të Mitrovicës, ka bërë që Lista Serbe t’i drejtohet me letër autoriteteve të huaja, saktësisht ambasadave të QUINT-it dhe Misionit Paqeruajtës të KFOR-it.
“Shqetësim të veçantë përbën fakti që ujësjellësi nga Mitrovica e Jugut as teknikisht, as nga resurset njerëzore, nuk ka kapacitet të mirëmbajë sistemin kompleks të furnizimit me ujë në veri”, shkroi Lista Serbe.
Të njëjtit janë shprehur të shqetësuar në lidhje me situatën e krijuar duke thënë se ky akt përfaqëson një tjetër seri të veprimeve të njëanshëm e provokuese- e që sipas tyre shkaktojnë frikë tek qytetarët, transmeton lajmi.net.
“Qytetarët me të drejtë shqetësohen për sigurinë dhe furnizimin e rregullt me ujë, veçanërisht institucionet shëndetësore dhe konviktet. Nëse veprime të tilla vazhdojnë, ekziston rrezik real për pasoja të rënda humanitare dhe shëndetësore”.
Lista Serbe i ka bërë thirrje institucioneve që pa vonesë të parandalojnë lëvizjet e mëtejshme./Lajmi.net/