Mbyllja e seancës konstituive, Gërvalla: Këto janë metoda të atyre të cilët u dëshpëruan nga humbja për herë të dytë e pushtetit
Donika Gërvalla, ka akuzuar partitë që votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në seancën e sotme konstiuive për sulm ndaj funksionimit të Republikës. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka thënë se opozita e vjetër dhe e re në Kuvendin e Kosovës sot votuan…

Lajme
Donika Gërvalla, ka akuzuar partitë që votuan kundër raportit të Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe kuorumit në seancën e sotme konstiuive për sulm ndaj funksionimit të Republikës.
Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Gërvalla ka thënë se opozita e vjetër dhe e re në Kuvendin e Kosovës sot votuan kundër konstituimit të Kuvendit, kundër vetvetes dhe kundër rezultateve të certifikuara të KQZ-së.
“Ka pasur situata kur janë bllokuar qeveri përmes bojkotit apo votës kundër, por që deputeti i zgjedhur me votën e qytetarit, përfshi këtu edhe ata të përzgjedhurit e postierit në Zvicër e Gjermani, të votojë kundër vërtetimit të thjeshtë e formal të mandatit të vet, nuk ka ndodhur”, ka shkruar Gërvalla.
Sipas Gëvallës opozita po i përdor këto metoda pasi ndjehen të dëshpëruar nga humbja për herë të dytë e pushtetit.
“Pikërisht këto janë metodat e atyre që, të dëshpëruar nga humbja për herë të dytë e pushtetit, tash sulmin e kanë orientuar jo vetëm kah fituesi bindës i zgjedhjeve, por edhe kah funksionimi i Republikës së Kosovës”, shkroi ajo.
Ndërkaq ajo ka thënë se sulmi ndaj funksionimit të vet Republikës nuk duhet të mbetet pa pasoja. /Lajmi.net/