Mbyllja e qendrave për punë sociale në Veri, OSBE: Duhet të zgjidhen përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE
OSBE ka reaguar pasi Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”. Përmes një postimi në Facebook, OSBE ka…

Lajme
OSBE ka reaguar pasi Policia e Kosovës i ka mbyllur të premten objektet e Qendrës për punë sociale në Mitrovicën e Veriut – të cilat funksiononin në kuadër të sistemit paralel serb – për shkak të dyshimit se aty janë kryer “veprime të paligjshme lidhur me procesin zgjedhor”.
Përmes një postimi në Facebook, OSBE ka shkruar se kjo mbyllje do të ndikojë në aksesin në shërbimet kryesore për komunitetet joshumicë, shkruan lajmi.net.
“Çdo ndërprerje e kujdesit shëndetësor, arsimit dhe mbështetjes sociale prek në mënyrë disproporcionale grupet e cenueshme sociale. Këto mbyllje duhet të zgjidhen përmes Dialogut të lehtësuar nga BE”, ka shkruar OSBE. /Lajmi.net/
Postimi i plotë i OSBE në Facebook: