Mbyllja e Postës në veri, Selimi: Qeveria po e bën këtë për zgjedhjet e ardhshme, sovraniteti nuk mbrohet kështu

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave postare në veri të Kosovës. Ai përmes një postimi në “X”, ka shkruar se Kurti këtë po e bënë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme. Sipas Selimit, nuk ruhet sovraniteti i Kosovës përmes veprimeve të tilla, shkruan lajmi.net.…

Lajme

06/08/2024 10:33

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar pas mbylljes së nëntë zyrave postare në veri të Kosovës.

Ai përmes një postimi në “X”, ka shkruar se Kurti këtë po e bënë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

Sipas Selimit, nuk ruhet sovraniteti i Kosovës përmes veprimeve të tilla, shkruan lajmi.net.

“Qeveria e Kosovës po mbyll zyrat postare në veri për një arsye dhe vetëm një arsye: zgjedhjet e ardhshme nacionale. Të thuash që Kurti mbron sovranitetin është qesharake. Sovraniteti i Kosovës mbrohet përmes progresit në anëtarësimin në NATO. Ngacmimi i çdo aleati të vetëm e bën atë synim të largët”, ka shkruar Selimi.

Postimi i tij në “X”: