Mbyllja e komunës paralele të Skënderajit, Policia jep detaje

Sot është mbyllur komuna paralele e Skënderajit e cila ka qenë aktive. Këtë për lajmi.net e pati konfirmuar zv/drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se gjatë verifikimeve policore në terren kanë ardhur deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive. “Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka…

Lajme

16/10/2024 19:10

Sot është mbyllur komuna paralele e Skënderajit e cila ka qenë aktive.

Këtë për lajmi.net e pati konfirmuar zv/drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani i cili tha se gjatë verifikimeve policore në terren kanë ardhur deri tek informacioni se Komuna Paralele e Skënderajit është aktive.

“Kemi konsultu Prokurorin i cili e ka rastin e Komunave Paralele në Veri dhe në koordinim me të kemi hy në këtë ndërtesë dhe jemi duke u marrë me rastin”, pohoi ai.

Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka njoftuar se zyrtarët policorë gjatë patrullimit në afërsi të objektit të policisë në DRP-Mitrovicë Veri, kanë vërejtur persona të panjohur të cilët po frekuentonin një zyre, ku gjatë verifikimit të personit përgjegjës është identifikuar se kjo zyre vepron si pjesë e strukturave ilegale dhe është përgjegjëse për komunën e Skenderajit.

“Lidhur më këtë është kontaktuar prokurori kompetent, i cili ka urdhëruar që provat materiale që gjenden në këtë zyre të sekuestrohen dhe zyra të mbyllet, ndërsa personat përgjegjës të intervistohen. Sipas autorizimit të prokurorit, policia është duke kryer veprimet përkatëse për intervistimin e personave të identifikuar dhe ekzaminimin e provave materiale”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës. /Lajmi.net/ 
Komunikata e plotë në Facebook: