Mbyllja e fabrikës “Llamkos”, punëtorët sërish nesër në protestë

Të mërkurën do të ketë prapë protestë, para objektit të Qeverisë dhe para Agjencionit Kosovar të Privatizimit, nga ana e punëtorëve të fabrikës “Llamkos” në Vushtrri.

Lajme

03/03/2015 11:43

Punëtorët thonë do të protestojnë për arsye të mbylljes së fabrikës dhe fillimin e likuidimit, ku, me këtë rast që një vit as Qeveria dhe as AKP-ja nuk kanë marrë masa për gjetjen e një zgjidhje që të mos mbyllen 500 vende të punës.

Ata thonë se për fat të keq premtimet kanë mbet “vetëm premtime” nga muaji në muaj, por menaxhmenti dhe pronari nuk i kanë kryer obligimet ndaj punëtorëve .