Mbyllet sërish stadiumi “Fadil Vokrri”

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nga sot, e deri më 15 tetor, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbyllur. Ky vendim erdhi pas një vizite që këtij stadiumi ia kanë bërë ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. “Presidenti…

Sport

12/09/2024 11:04

Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se nga sot, e deri më 15 tetor, stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë i mbyllur. Ky vendim erdhi pas një vizite që këtij stadiumi ia kanë bërë ministri i Ministrisë së Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

“Presidenti Agim Ademi dhe Ministri i Sportit Hajrulla Çeku vizituan stadiumin “Fadil Vokrri” së bashku me ekspertët e fushave nga UEFA. Dr. Tugrul Hocaoglu, doktor i agronomisë dhe ekspert i fushave nga UEFA, i cili ka qenë përgjegjës për stadiumet e finales së Champions League, shpjegoi se bari natyral është në proces rritjeje dhe për këtë është e nevojshme kohë. Momentalisht, moti që po mbretëron është në favor të këtij procesi dhe puna do të kryhet intensivisht për një muaj”, thuhet në njoftimin e lëshaur nga FFK.

“Në 25 ditët e ardhshme, duke filluar nga dita e sotme, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, nuk do të ketë asnjë aktivitet sportiv, as ndeshje as seanca stërvitore, sepse fusha do të punohet për të arritur qëllimin e të gjithëve, kompletimin e fushës hibride me rritjen e barit natyral në të. Aktivitetet në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” do të rikthehen për ndeshjen e radhës të Kombëtares së Kosovës më 15 tetor”, thuhet në fund të njoftimit.