Mbyllet rruga Shkup-Hani i Elezit për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në RMV
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shkup-Hani i Elezi. Sipas QKMK-së, kjo rrugë është mbyllur për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të…

Lajme
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se është bllokuar rruga Shkup-Hani i Elezi.
Sipas QKMK-së, kjo rrugë është mbyllur për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, ka njoftuar QKMK.
Nga QKMK kanë thënë se do të njoftojnë për çdo informacion të ri.