Mbyllet pjesa e parë: ‘Paqe’ mes Spanjës dhe Francës
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Spanjës dhe Francës, në kuadër të finales të Ligës së Kombeve.

Sport
Pavarësisht rasteve të dy skuadrave, asnjëra skuadër nuk arriti t’i konkretizoi rastet, shkruan lajmi.net.
Spanja në këtë pjesë ishte më e rrezikshme duke dominuar në çdo aspekt, por u mungoi konkretizimi.
Franca për çudi pavarësisht top skuadrës me treshen në sulm Mbappe, Griezmann dhe Benzema nuk bëri asnjë gjuajtje në kornizën e portës.
Kësisoj, epilogu i pjesës së parë doli të jetë 0 – 0./Lajmi.net/