Mbyllet pjesa e parë pa gola në ndeshjen Shqipëri – Ishujt Faroe
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Ishujve Faroe. Rezultati pas fraksionit të parë të lojës është i barabartë 0:0, me dominimin e Kombëtares shqiptare, stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net. Të besuarit e trajnerit Sylvinho kishin iniciativën në 45 minutat e para të lojës. Rastin…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes kualifikuese ndërmjet Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Ishujve Faroe.
Rezultati pas fraksionit të parë të lojës është i barabartë 0:0, me dominimin e Kombëtares shqiptare, stadiumin “Air Albania” në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Të besuarit e trajnerit Sylvinho kishin iniciativën në 45 minutat e para të lojës.
Rastin më të mirë shënimi për Shqipërinë e pati Mirlind Daku në minutën e pestë shtesë, kur dështoi të realizonte i vetëm me portierin.
Gjyqtari kryesor i takimit dha shtatë minuta shtesë, për shkak të lëndimi të futbollistit mysafir në minutën e 30-të, për çka takimi u ndërpre për disa minuta.
Stadiumi “Air Albania” është i stërmbushur me tifozë të cilët janë në përkrahje të Kombëtares kuqezi.
Kjo përballje është festive për Kombëtaren dhe tifozët shqiptarë, pasi Shqipëria siguroi pjesëmarrjen në Evropian ndeshjen e kaluar, kundër Moldavisë me barazimin 1:1.
Shqipërisë i nevojitet vetëm një pikë për të mbyllur kampanjën kualifikuese në vendin e parë në Grupin E./Lajmi.net/