Mbyllet pjesa e parë në ndeshjen Drita – Ferizaj
Ka përfunduar pjesa e parë mes skuadrës së Dritës dhe Ferizaj me rezultatin e barabartë 0 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës. Skuadra e Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në fushë ndaj Dritës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e…

Sport
Ka përfunduar pjesa e parë mes skuadrës së Dritës dhe Ferizaj me rezultatin e barabartë 0 me 0, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Ferizaj ka mbetur me një lojtar më pak në fushë ndaj Dritës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të në Superligën e Kosovës, shkruan Lajmi.net
Portieri, Leutrim Rexhepi fauloi jashtë zonës së tij lojtarin kundërshtar dhe kështu u ndëshkua me karton të kuq direkt.
Në portën e Ferizaj është futur Blendi Bajraktari, për të cilin është ndeshja e parë debutuese në Superligën e Kosovës.