Mbyllet pjesa e parë: Milan në epërsi ndaj Atalantas

Ka përfunduar pjesa e parë mes Atalantas dhe AC Milanit.

Sport

03/10/2021 21:34

“Rossonerët” janë në epërsi me rezultat 0 – 2, shkruan lajmi.net.

David Calabria realizoi golin e parë, 28 sekonda pasi nisi ndeshja.

Ndërkohë, ndeshja ishte e baraspeshuar që u zhvillua më shumë në mesfushë me vendasit që poseduan dhe ishin më agresivë.

Atalanta kishte dy raste të mira përmes Davide Zappacosta dhe Duvan Zapata, por Maignan arriti t’i ndal të dyja.

Krejt në fund, Milan ia doli të shënojë sërish, këtë herë përmes mesfushorit Sandro Tonali që ia doli ta ‘rrëmbejë’ topin nga mbrojtësi dhe shënoi larg zonës së 16-metërshit (43′).

Mbetet të shihet nëse do mbetet ky rezultat edhe në pjesën e dytë./Lajmi.net/