Mbyllet pjesa e parë: Italia avancon ndaj Holandës
Italia është duke fituar ndeshjen ndaj Holandës. ‘Azzurri’ avancojnë 2:0 ndaj ‘Tulipanëve’ në ndeshjen për vendin e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve. Italia dominoi holandezët në këtë pjesë të parë, transmeton lajmi.net. Ata gjetën golin mjaft herët, duke shënuar në minutën e 6′ të ndeshjes. Ishte Federico Dimarco ai që realizoi gol të…
Sport
Italia është duke fituar ndeshjen ndaj Holandës.
‘Azzurri’ avancojnë 2:0 ndaj ‘Tulipanëve’ në ndeshjen për vendin e tretë në kuadër të Ligës së Kombeve.
Italia dominoi holandezët në këtë pjesë të parë, transmeton lajmi.net.
Ata gjetën golin mjaft herët, duke shënuar në minutën e 6′ të ndeshjes.
Ishte Federico Dimarco ai që realizoi gol të bukur për ekipin e tij.
Më pas për 2:0 u përkujdes Frattesi, pasi shënoi në minutën e 20′.
Holanda tentuan të rrezikojnë, por nuk ia arritën të bëjnë asgjë në pjesën e parë./Lajmi.net/