Mbyllet pjesa e parë e gjysmëfinales së Supercopa de Espana, Reali në disavantazh

Real Madrid është në disavantazh nga minuta e 18-të në kuadër të gjysmëfinales së Supercopa de Espana.

Sport

14/01/2021 21:45

Real Madrid është në disavantazh dhe i duhet një rikthim nëse do të përballet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana, transmeton lajmi.net.

Golin për Athletic Bilbao e kishte shënuar, Raul Garcia në minutën e 18′, në të mirë të Ath Bilbao.

Por, si duket Bilbao sot është në formë të lartë, në minutën e 37′ u akordua penalti për ta, të cilën e konvertoi Raul Garcia dhe shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje.

Kujtojmë se reagime ndaj Federatës spanjolle kishte pasur, pasi që Reali dhe Barça ishin mbajtur të ndara në kuadër të shortit të Supercopa de Espana, shumë njerëz thanë se kjo ishte edhe mos respekt ndaj ekipeve të tjera./Lajmi.net/

Goli i parë i R.Garcia

Goli i dytë nga Penaltia.