Mbyllet pjesa e parë: Atletico Madrid – Manchester City 0-0
Është mbyllur pa gola pjesa e parë në mes të Atletico Madridit dhe Manchester Cityt.
Sport
Përkundër disa mundësive të mira shënimi nga të dyja palët, ndeshja vazhdon të mbetet me rezultat “të bardhë”.
Ishin Citizens ata që e kishin më shumë iniciativën për ta gjetur rrugën e golit, por, përkundër përpjekjeve, kjo gjë nuk u arrit, shkruan lajmi.net.
Me këtë rezultat, mysafirët kualifikohen tutje pas rezultatit në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/