Mbyllet pjesa e parë: Arsenali në epërsi të merituar ndaj Tottenham
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Londrës veriore. Arsenali kryeson me meritë 2:0 ndaj Tottenham, shkruan lajmi.net. Gjatë gjithë pjesës së parë lojë më të mirë zhvilluan ‘Topçinjtë’. Në fillim të takimit ishte Eddie Nketiah që kishte mundësi të mirë shënimi. Por, gjuajtjen e tij e priti portieri i Tottenham, Hugo Lloris. Në…
Sport
Ka përfunduar pjesa e parë në derbin e Londrës veriore.
Arsenali kryeson me meritë 2:0 ndaj Tottenham, shkruan lajmi.net.
Gjatë gjithë pjesës së parë lojë më të mirë zhvilluan ‘Topçinjtë’.
Në fillim të takimit ishte Eddie Nketiah që kishte mundësi të mirë shënimi. Por, gjuajtjen e tij e priti portieri i Tottenham, Hugo Lloris.
Në minutën e 15` pas një goditje në portën e francezit nga Bukayo Saka, portieri gaboi dhe shënoi autogol.
Kështu kaluar në epërsi skuadrën e Arsenal.
Rast të mirë shënimi kishte edhe Martin Odegaard, por këtë herë Lloris u tregua i saktë dhe nuk lejoi topi të tundte rrjetën.
Thomas Partey gjithashtu dha një vollej-goditje, por që shtylla ia mohoi një supergol për lojtarin.
Po rridhte minuta e 36` kur kapiteni, Martin Odegaard gjuajti nga jashtë zona dhe realizoi gol të bukur duke çuar rezultatin në 2:0.
Tottenham në anën tjetër kishin mundësi me Heung-min Son dhe Harry Kane, por që Aaron Ramsdale nuk lejoi të shënojnë.
Mbetet të shihet pas 45 minutave të dytë se si do mbyllet ky takim./Lajmi.net/