Mbyllet pjesa e parë: AC Milan në epërsi ndaj Lazios

Ka përfunduar pjesa e parë mes AC Milanit dhe Lazios.

Sport

12/09/2021 18:54

Dy skuadrat janë duke zhvilluar ndeshje mjaftë ofensivë, me “Rossonerët” që janë në epërsi me rezultat 1 – 0, shkruan lajmi.net

Dominimi në këtë pjesë është plotësisht i Milanit, që kanë edhe posedimin e topit, por nuk i finalizuan rastet deri në fundin e takimit.

Ishte Rafael Leao që kaloi Milanin në epërsi pas një asistimi të Ante Rebic (45’).

Në fundin e pjesës së parë, Milan kishte rastin e artë për të dyfishuar rezultatin, por Franck Kessie dështoi nga pika e bardhë (45+6).

Kësisoj, kjo pjesë përfundoi me rezultat 1 – 0./Lajmi.net/