Mbyllet pika më e madhe kufitare mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – PK Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë. “U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në…

Lajme

09/07/2025 14:53

Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut njofton se për shkak të riaktivizimit të zjarrit pranë Bllacës, është ndërprerë plotësisht komunikacioni në aksin rrugor Shkup – PK Bllacë në të dy drejtimet, dhe është mbyllur gjithashtu edhe pika kufitare Bllacë.

“U bëjmë apel qytetarëve që të mos nisen drejt PK Bllacë deri në shuarjen e zjarrit dhe normalizimin e trafikut, për çka opinioni do të informohet në kohë”, shtojnë nga MPB.

Edhe nga Qendra për Menaxhim Kufitar në Kosovë njoftuan për vendimin:

“Ju informojmë se bazuar në informatën e pranuar nga pala e RMV, rruga Shkup Hani i Elezit është bllokuar për të gjitha automjetet për shkak të zjarrit në afërsi të tunelit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Për çdo informatë shtesë do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.